ShowBiz

Rooney ndihet i lumtur: Pas gjithë skandaleve, Coleen solli në jetë djalin e katërt

Nëna 31-vjeçare njoftoi përmes llogarisë personale në Twitter se ka sjell në jetë një djalë të shëndetshëm.

Ajo që habiti të gjithë është se familja zgjodhi menjëherë emrin e trashëgimtarit më të ri dhe se nuk fillon me shkronjën “K”, si tre djemtë e mëparshëm. Cass Mec – kështu do të quhet Rooney më i ri.

Natyrisht, emri i fëmijës nuk ishte aq i rëndësishëm në këtë kohë, sepse Coleen lindi pak para terminit.

Christmas 2017!!! ❤️

A post shared by Coleen Rooney (@coleen_rooney) on

Duhet të merret parasysh se kjo shtatzënie shënoi një seri skandalesh, nga dehja e Waynet, korrespondenca dhe lidhja e dyshuar me yllin Laura Simons e shumë gjëra të tjera.

Është interesante që Coleen menjëherë para Krishtlindjeve Katolike vendosi t’ia fal Waynen të gjitha “ekskursionet” dhe ta lejojë të kthehet në shtëpi, të cilën e braktisi në vitin 2017.

Çdo gjë që ndodhi gjatë nëntë muajve të mëparshëm në këtë familje, tashmë i mbetet të së kaluarës.

“Wayne është një baba i mrekullueshëm, dhe gabimet që ka bërë ishin shumë të pamatur dhe budallallëqe. Në dashurinë e futbollistit, as fëmijët dhe as unë kurrë nuk dyshova”, tha kohë më parë bashkëshortja e lojtarit.

Komentoni