ShowBiz

Ronela Hajati shfaqet më elegante se kurrë

Ajo konsiderohet si një ndër artistet më natyrale të estradës shqiptare.

Ronela Hajati kishte deklaruar kohë më parë se kurrë nuk kishte bërë ndonjë intervenim kirurgjik në pjesët e trupit dhe se bukuria e saj vjen në mënyrë natyrale.

Se Ronela është e bukur dhe elegante, sidomos në paraqitje të caktuara e dëshmojnë fotografitë e shumta të këngëtares nga Shqipëria.

E një të tillë e ka ndarë me fansat që e ndjekin në llogarinë personale në Instagram teksa shihet shumë bukur.

Ajo kishte të veshur një fustan të gjatë të zi dhe flokë të lidhura, e cila bëri që të shkëlqen këngëtarja shqiptare.

Ndryshe, “Diamanta” është projekti i fundit i Ronelës, të cilin e ka në bashkëpunim me Young Zerkën gjersa deri më tani është shikuar mbi tre milionë herë në YouTube.

Theksojmë se Ronela është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve në vijim.

Komentoni