Lajme

‘Rolling Stone’ shkruan për suksesin e Duas nga Kosova në skenën botërore

Revista amerikane “Rolling Stone” i ka dedikuar një artikull të veçantë këngëtares së njohur nga Kosova, Dua Lipa.

Në artikullin dedikuar Duas, flitet për karrierën e saj nga fillimi e deri më sot, duke i dhënë theks të veçantë asaj se si një emigrante nga Kosova u ngrit në skenën botërore, shkruan Rolling Stone.

“Pas jetesës në Kosovë dhe përfundimit të një lidhje të keqe, Dua Lipa është e gatshme të kërkojë vendin e saj si një mbretëreshë me zemër të ‘thyer’ keq. Balada e saj “E frikësuar për të qenë e vetmuar” ka befasuar 300 milionë “lumenj” në Spotify dhe në qershor, ka debutuar albumi i saj i parë në Top 10 në disa vende.” shkruan ndër të tjera Rolling Stone.

Po ashtu, aty rrëfehet historia e largimit të prindërve të Duas nga Kosova dhe si arriti Dua të jetë aty ku është sot.

“Lipa u rrit si vajza e emigrantëve shqiptar të cilët ishin larguar nga Kosova në vitet e 90-ta të trazuara politikisht. Prindërit e saj kishin ëndërruar gjithmonë të ktheheshin në Kosovë dhe në kohën kur u shpall pavarësia, ata e bënë. Në moshën 15 vjeçe, ajo arriti t’i bindë prindërit e saj dhe të kthehn në Londër” shkruan Rolling Stone.

Ndër të tjera, shkruhet edhe për regjistrimin e saj në shkollën e famshme të Teatrit Sylvia Young dhe si arriti të bashkëpunojë me emra të mëdhenj botëror.

E për suksesin e albumit të fundit, Dua ishte deklaruar kështu për këtë revistë “Është e papërshkrueshme dhe me të vërtetë emocionuese”.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*