ShowBiz

Robert Pattinson sërish ‘beqar’

Edhe një ndarje tjetër për yllin e sagës Twilight, Robert Pattinson. Pas gati tre vjetësh së bashku, Pattinson duket se është ndarë nga FKA twigs, emri i vërtetë i së cilës është Tahlilah Barnett, raporton Kosova.info.

‘Ata janë ndarë para disa muajve’ deklaroi një burim anonim.

Ata kishin filluar lidhjen e tyre në shtator të vitit 2014 dhe për fejesën e tyre u murr vesh 7 muaj më vonë.  Ndarja e tyre është bërë e ditur nga The Sun.

Përndryshe, Rob së fundmi ka qenë i zënë me promovimin e filmit të tij të fundit Good Time  i cili po shfaqët në kinematë botërore. Hera e fundit kur çiftin i kemi parë së bashku ka qenë pikërisht në premierën e këtij filmi në Kanë. /KI/

Komentoni