Lajme

Robert Cooper mbanë ligjëratë në Ambasadën e Kosovës në Londër

Ndërmjetësuesi i parë i Dialogut Kosovë-Serbi, Robert Cooper ka mbajtur një ligjëratë në Ambasadën e Kosovës në Britaninë e Madhe, ku në praninë e ambasadorit, Lirim Grejqevci dhe mysafirëve tjerë, tregoi për atë se si ka filluar Dialogu Kosovë-Serbi, zhvendosjen e tij nga OKB-ja në BE, dinamikat politike të atëhershme në Beograd dhe në Prishtinë.

Diplomati dhe veterani britanik, gjithashtu dhe këshilltar i lartë i Përfaqësuesve të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Javier Solana dhe Catherine Ashton foli për zbatimin e marrëveshjeve dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut si dy palë të barabarta.

Me këtë rast, ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Grejqevci, tha se me gjithë situatën gati të pashpresë, të palëve me qëndrime diametralisht të kundërta dhe jopopullaritetin e dialogut Kosovë Serbi, z. Cooper arriti të ndërmjetësojë arritjen e një sërë marrëveshjesh të para praktike të cilat përmirësuan sadopak lirinë e lëvizjes, tregtinë, kompletimin e të dhënave civile dhe kadastrale, vendosjen e pikave të përhershme të kontrollit kufitar midis dy shteteve.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ambasadori Lirim Greiçevci tregoi se z. Cooper gjatë ligjëratës foli edhe për referendumin për dalje të Britanisë nga BE dhe implikimet e tij tek Ballkani Perëndimor.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*