ShowBiz

Robert Berisha: Miqësia me Sinan Vllasaliun u prish pasi kuptova që ma punonte prapa krahëve (Video)

I ftuari i Fatmës dhe Aulonës këtë të shtunë në emisionin “Thumb” ka qenë Robert Berisha. Prej gati një viti tashmë të gjithë e njohim Robertin si një këngëtar edhe pse në fakt ai ka një kohë të gjatë që është pjesë e muzikës. Prej gati 20 vitesh ai ka qenë pjesë e band-it të Sinan Vllasaliut, këngëtarit të njohur nga Kosova, por së fundmi ai ka dalë i vetëm si këngëtar. Gjatë intervistës Roberti ka treguar se përse vendosi më në fund që të shfaqej si këngëtar si dhe ka rrëfyer arsyen e prishjes së marrëdhënies mes tij dhe Sinanit.

“Vitin e kaluar ndërpreva bashkëpunimin pas 20 vitesh me Sinan Vllasaliun. Sikur nuk isha i kënaqur me pagesën. Kuptova që Sinan Vllasaliu ma punonte pas krahëve.”,- është shprehur Roberti.

Edhe pse kishin 20 vite që punonin bashkë, mes dy djemve ka patur hatërmbetje të cilën këngëtari nuk ka dashur ta shpjegojë më tej./Blitz.al/

Komentoni