ShowBiz

Robbie Williams është ndarë tri herë nga gruaja

Së fundmi, këngëtari Robbie Williams ka folur publikisht për ndarjen dhe bashkimin me bashkëshorten e tij, Ayda Fields, shkruan Kosova.info.

Ish-ylli i “Take That” ka bërë të ditur se ai ishte ndarë tri herë nga bashkëshortja e tij, para se janë kthyer bashkë përfundimisht.

Ai theksuar në mes tjerash se për një vendim të tillë i është shumë falënderues aktores Cameron Diaz.

“Herën e tretë kur u ndava isha në mbrëmje me Drew Barrymore dhe Cameron Diaz. Unë po flisja për këtë dhe Cameron më tha: ‘Duket sikur nuk ka përfunduar ende’”, ka deklaruar Robbie.

Sipas tij, ky ishte momenti kur ai vendosi t’i kthehej bashkëshortes.

Rikujtojmë që çifti ishte martuar në vitin 2010. Ata janë prindër të dy fëmijëve – Theodora Rose, pesë vjeçare dhe Charlton Valentine, tri vjeçare. /Kosova.info/

Komentoni