Kulturë

Rivista e Folklorit Shqiptar u mirëprit nga qytetarët e Mitrovicës

Mbrëmë në Mitrovicë u mbajt Rivista e Folklorit Shqiptar në të cilën morën pjesë valltare dhe valltarë nga Kaçaniku, Podujeva dhe Obiliqi. Për gati dy orë, publiku mitrovicas u kënaq me vallet që përmbanin një koreografi me motive kombëtare.  

Rivistën e përcollën edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri me bashkëpunëtorë. Në këtë ngjarje artistike ishte i pranishëm edhe kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI-Albani”, Hysen Ibrahimi dhe veprimtarë e mërgimtarë të tjerë nga shtete të ndryshme ku ata jetojnë e veprojnë. /KI/

Komentoni