ShowBiz

Rita Ora – super joshëse në video reklamën e re për Tenzenis

Përveç se shkëlqen sa herë që këndon dhe përformon, ajo ia ka dalë të pozicionohet shumë mirë edhe si ikonë e modës. Rita Ora, përveç se një këngëtare e suksesshme, është për një kohë të gjatë tashmë edhe fytyra mbrojtëse e kompanisë “Tenzenis”. Në reklamat për të brendshmet e kësaj linje ajo është paraqitur gjithnjë shumë tërheqëse, por së fundmi është shfaqur edhe më joshëse në një reklamë tjetër, shkruan Kosova.info.

Është revista “Love” ajo që çdo fundvit mbledh modele dhe yje të ndryshme për t’u paraqitur në reklama provokative. Rita Ora edhe këtë vit u përzgjodh të jetë pjesë e saj.

Në këtë video provokative, ajo shihet duke kërcyer nën ritmet e hit këngës së saj “Anywhere” deri sa shfaq linjat e mrekullueshme të trupit. /Kosova.info/

Komentoni