ShowBiz

Rita Ora na prezanton me ‘partnerin’ (Foto)

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, është nisur për një udhëtim, në të cilin e shoqëron partneri i saj.

Në një fotografi të publikuar në Instagram, ajo shkruan: “Përsëri për rrugë. Unë me partnerin tim.”

Nuk bëhet fjalë për një mashkull në jetën e saj, por për një çantë që duket si arush. Duket se kjo është e preferuara e këngëtares, të cilën e merr shpesh në udhëtimet e saj dhe e konsideron si partner.

26-vjecarja vazhdon të punojë për projekte të reja muzikore ndërkohë që po gëzon suksesin e Lonely Together dhe Your Song.

Komentoni