ShowBiz

Rita konfirmon lidhjen me këngëtarin amerikan

Rita Ora ishte në qendër të kritikave të martën shkaku i një fotografie me Conor McGregorin të realizuar në “Fashion Awards”.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova pak orë më vonë publikoi një fotografi me muzikantin Andrew Watt, i cili raportohej se është i dashuri i saj për më shumë se një vjet.

27-vjeçarja e shpërndau një fotografi bardhezi në të cilën shihej së bashku me Wattin, derisa shkroi: “Mbrëmë”.

Edhe pse ka shijuar disa ditë romantike në Romë me Wattin, sipas Daily Mail, Rita e ka mbajtur lidhjen me këngëtarin larg rrjeteve sociale deri të martën mbrëma kur publikoi foton me të.

Komentoni