Hi Tech

Risia e Facebook, tani ju mund të dërgoni para nëpërmjet Messenger

Facebook ka bërë një hap të ri në hapësirën e pagesave duke zgjeruar partneritetin e saj me PayPal. Përdoruesit e Facebook Messenger  mund të dërgojnë apo të kërkojnë para drejtpërdrejt një aplikacioni nëpërmjet llogarive të tyre PayPal.

Ata fillimisht kanë bashkëpunuar vitin e kaluar për tu mundësuar klientëve të lidhnin llogaritë e tyre dhe të përdornin PayPal-in për të blerë në Messenger.

Konsumatorët gjithashtu mund të zgjedhin të lidhin llogarinë e tyre në mënyrë që të marrin njoftime dhe faturat nga transaksionet e tyre në internet në Messenger.

Për momentin përdoruesit e PayPal mund t’iu dërgojë para miqve të tyre brenda Messenger.

Opsioni i ri është i disponueshëm duke shtypur ikonën blu plus në Messenger, më pas duke zgjedhur butonin e gjelbërt të Pagesave për të dërguar ose kërkuar para. Këtu, ju mund të zgjidhni PayPal si burim kur bëni një pagesë për një kontakt në Messenger.

Komentoni