KosovaUncategorized @sq

Riparohet aparati i koronografisë, sindikata kërkon proces hetimor

Koronarografia e cila tash e 8 muaj ishte jashtë funksionit, që nga nesër do të nisë me punë.

Lista e pacientëve të cilët presin për stentim është tepër e gjatë, por sipas mjekëve ata do të punojnë 12 orë, me qëllim që t`u dalin ndihëm pacientëve:

Basri Sejdiu, Drejtor i Kardiologjisë thotë se ky është lajm shumë i mirë:

“…si për ne ashtu edhe për pacientët, më në fund Klinika jonë do të nisë së punuari me orar 12 orësh që t’i stendojmë sa më shumë pacientë që është e mundur sepse lista e pritjes është e stërzgjatur. I vetmi problem është materiali shpenzues të cilit i ka skaduar afati, por do të gjendemi disi”, tha ai.

E dyshime për keqpërdorim të buxhetit në QKUK kanë shfaqur përfaqësuesit e Sindikatës së Shëndetësisë, të cilët kërkojnë nga prokuroria proces hetimor. Ata thonë se stentave dhe baterive të zemrës, në Klinikën e Kardiologjisë, u ka skaduar afati. Sipas sindikalistëve, institucionet e drejtësisë duhet të hetojnë se pse është porositur kaq shumë material kur dihet se koronarografia

Blerim Syla nga FSShK, thotë:

“Është lajm i mirë që është funksionalizuar aparati i Koronografisë por tash ka punë edhe prokuroria këtu . Le të vijnë e të hetojnë se pse i tërë ky material shpenzues është porositur dhe kushe ka porositur. Kjo është katastrofë, buxheti edhe ashtu i varfër i shëndetësisë të dëmtohet kaq rëndë”.

Vlera totale e materialit shpenzues (stendave dhe baterive të zemrës) të cilit i ka skaduar afati është mbi 150 mijë euro. Punëtorët shëndetësorë kërkojnë që personat përgjegjës të japin llogari për këtë dëmtim, i cili sipas tyre ka dëmtuar rëndë buxhetin e QKUK-së.

Komentoni