Opinion

Rinia të drejtohet nga të rinjtë

Shkruan: Militant PLAKOLLI

Kosova është një prej atyre vendeve që nuk mund t’i ofroj asgjë një të riu, e mos të flasim për hapsirë e mundësi përparimi dhe avancimi të mëtutjeshëm.
Perspektiva për një të ri mbetet vetëm një iluzion aksidental në gjithë këtë pamundësi e prepotencë veprimi dhe angazhimi.
Në kohën kur, ka më shumë probleme është më se normale dhe evidente që të tajitet më shumë nga hormoni politik dhe ai partiak.
Andaj, edhe të rinjtë, vetëmarkohen politikisht dhe ngjyrosen partiakisht, në mënyrë që ky etiketim politik të jetë alternativë dhe mundësi për ta gjetur dhe për ta formuar vetën materialisht dhe profesionalisht.
Këtu, përdorimi është i dyanshëm, mbase vetëm njëra palë mund të instrumentalizohet më shumë se tjetra .
Instrumentet nuk janë të mira e as të këqija.
Ato janë të përdorshme apo të papërdorshme.
Për t’i ikur këtij gëlltimi politik, klientelës dhe kohezionit maniverzant, rinia duhet të filloi të mendoi për vetën, për të tashmën dhe për të ardhmën e sajë.
Të rinjve u duhen të rinjtë.
Të rinjtë janë vetë zemra e një shteti.
Dhe se, rinia tani më duhet të këndellet e të zgjedhë, nëse, veqse është për një konstrukt të ri përfaqësimi apo është dhe mbetet lojale ndaj një konstrukti të vjetër e të rraskapitur politik, i cili e gjeneron vetëm krizën aktuale dhe jo diçka më shumë.
Rinia më nuk duhet të bije pre e leksioneve që vektorojnë vetëm në dimensione lineare dhe që ngelin përgjithmonë në hapësirën dhe itinerarin e njejtë monotonik politik.
Asaj i duhet një hapësirë më e gjerë dhe më madhe, në këmbim të vullnetit, atraktivitetit dhe motivit të tyre pozitiv e kinetiv për të ardhmën e shtetit dhe të gjithë shoqërisë.
Rinia duhet të drejtohet nga të rinjtë, pra duhet të drejtohet nga vetja.
Potenciali i të rinjve që janë të kyqur në politikë nuk paraqet hijëzimin e orakullit, por pasqyron të vërtetën dhe vetëm të vërtetën dhe pozicionin aktual të të rinjve në shoqëri.
Të rinjtë për të rinjtë.
Të rinjtë për vetën.

Komentoni