Lajme

“Ringjallja ideologjike e leninizmit”, trazon opinionin kosovar (Video)

Ndërkohë një e-mail i zyrtarit të Vetëvendosjes, ku u bëhej thirrje aktivistëve të saj për ta ndjekur rrugën e Leninit, ka zgjuar reagime të shumta.

Për këtë kanë reaguar analistë e përfaqësuese të shoqërisë. Profesori Milazim Krasniqi shpjegon se sa e rrezikshme është ndjekja e linjës dhe logjikës leniniste.

RTK ka kontaktuar zyrtarin e Vetëvendosjes Zgjim Hysenin, i cili e ka dërguar e-mailin, por përmes telefonit tha se nuk dëshiron të prononcohet.

Reagimet e analistëve dhe shoqërisë civile tregojnë se ndjekja e linjës leniniste shkatërron shoqërinë, shtetin dhe logjikën demokratike. Madje shumica prej tyre ironizuan përmes facebook-ut në postimet e tyre.

Berat Buzhala, duke ironizuar me këtë e-mail, ka shkruar se “Më 7 nëntor është 100 vjetori i revolucionit rus, i udhëhequr dhe orkestruar nga Lenini. Po besoj që Komuna e Prishtinës ka me shënu këtë datë të rëndësishme të historisë botërore, së paku në mënyrë simbolike. Më 1 shtator? Le të jetë udhëheqës i Këshillit Organizativ Zgjimi. Ai edhe po e njeh mire veprën e tij”.

Gazetari Parim Olluri ia ka kujtuar zyrtarit të Vetëvendosjes se Lenini ka kohë që ka vdekur.

“Më së shumti po më qeshet me këtë rresht: Sigurisht, pa bërë ndonjë zbatim mekanik për të cilin do të na qortonte vetë Lenini. Ka vdek Lenini, o Zgjim. Mos u tut se nuk të qorton edhe nëse bën zbatim mekanik të idesë së tij”.

Ideologjitë marksiste-leniniste janë përdorur nga diktatorë komunistë, që kanë shërbyer si regjime zyrtare ideologjie.

Milazim Krasniqi ndërkaq ka thënë se duhet të forcohet sistemi i drejtësisë që linjat e tilla të mos përhapen në shoqëri e sidomos kur kjo vjen nga subjektet politike..

 

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*