ShowBiz

Rikthehet Bleona! Dhjetori, muaji i fotografive ‘nudo’

Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti, ka treguar edhe një herë anën e saj provokuese dhe sensuale. Në disa fotografi të postuara në Instagram, ajo shfaqet pothuajse tërësisht nudo duke treguar se janë sete të kryera ndër vite.

“Dhjetori është muaji që do të publikoj fotografitë e mia ndër vite, 3 foto për çdo look, çdo ditë deri në 1 Janar 2018. Ju lutem të gjithë ‘moralistave’ fallco të kursejnë komentet e ‘çështjes së nderit’ dhe të kuptojnë një herë e mirë, që këto janë foto artistike ndër vite dhe në momentin që janë bërë kanë qenë minimum 10 veta në set,” – shkruan ajo.

Bleona njihet si një ndër femrat më të guximshme në ekran, që nuk heziton të tregojë të vërtetën dhe të jetë e drejtpërdrejtë në çdo moment. Para pak javësh, këngëtarja që po zhvillon karrierën e saj në ShBA u komentua pasi doli në rrugët e Los Anxhelosit vetëm me të brendshme pasi po realizonte një set fotografik.

Komentoni