Kosova

Riintegrimi dhe risocializimi i të rinjve në jetën post penale qëllim kryesore i institucioneve

Në një ceremoni të organizuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, përkatësisht stafi i Qendrës Korrektuese në Lipjan, sot u mbajt ceremonia e përurimit të serës për kultivimin e perimeve, në të cilin organizim ka marrë pjesë Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë znj. Gerrie Willems e shoqëruar nga Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Sokol Zogaj dhe Drejtori i Qendrës Korrektuese në Lipjan, z. Heset Lloku.

Sera e përuruar në këtë Qendër Korrektuese përfshin një hapësirë prej pesëdhjetë metra katror, projekt ky i financuar nga Agjencioni i Kujdesit Holandez i cili vepron në kuadër të Komitetit Holandez të Helsinkit. Ky projekt është zhvilluar kryesisht me angazhimin e të miturve nga kjo Qendër, synimi i së cilës është që të angazhon të rinjtë në aktivitetet të ndryshme me qëllim të ri-integrimit dhe risocializim më të shpejtë dhe të suksesshëm.

Me këtë rast Ambasadorja Willems u shpreh e kënaqur me bashkëpunimin që ky institucion ka me Komitetin e Helsinkit dhe Ambasadën e Holandës në Kosovë duke theksuar se Holanda përmes projekteve të saj në Kosovë synon që të përmirësojë ambientin, sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe avancimin e kushteve me qëllim të ngritjes së standardeve në mënyrë që Kosova të jetë vend shembull në rajon.

Ambasadorja Willems duke folur për rëndësinë e këtij projekti, theksoi se Mbretëria e Holandës mbetet e përkushtuar në thellim të bashkëpunimit dhe ofrimin e asistencës në fushën e sundimit të ligjit e cila mbetet prioritet. Ajo theksoi se çdo aktivitet i organizuar me qëllim të ri-integrimit dhe risocializimit të të miturve të kësaj qendre mbetet tejet i rëndësishëm duke i vënë theks të veçantë rëndësisë së qendrave korrektuese që ato si të tilla të mos jenë institucione që ofrojnë siguri vetëm brenda objekteve, por të shërbejnë si qendra rehabilituese dhe të ofrojnë siguri për vendin edhe kur këta njerëz të kenë vuajtur dënimin.

Në anën tjetër z. Zogaj e ka falënderuar Ambasadoren Willems për përkrahjen e ofruar duke e siguruar që ky bashkëpunim nuk do të mungojë edhe në të ardhmen. /KI/

Komentoni