ShowBiz

Rihanna mund dukeshën e Kembrixhit! Thyen rekord në industrinë e modës

Gjithçka që blen dhe vesh ylli i popit kthehet në një prej gjërave më të shitura, sipas platformës së modës së fundit, Lyst.

Këngëtarja Rihanna është zyrtarisht një nga personat me influencën më të madhe që nxit shitjet më të mëdha në market e modës.

29-vjecarja ka veshur stilimet e Molly Goddard, Gucci, Saint Laurent dhe Puma gjatë gjithë vitit, të gjitha janë blerë nga ndjekësit e saj.

Sipas të dhënave nga 100 milionë kërkime, zbulohet se 80 milionë blerës në gjithë botën janë bazuar në veshjet e Rihannës.

Në fakt, në listën e Lyst është pas Rihannës edhe dukesha e Kembrixhit, këngëtarja Selena Gomez, supermodelja Bella Hadid dhe anëtarja e re e pallatit mbretëror, Meghan Markle.

Komentoni