Lajme

Rezarta Shkurta kthen kundër të gjitha koleget me këtë status

Vetëm një status ka mjaftuar që këngëtarja Rezarta Shkurta të bëjë shumë kolege “armike”. Këngëtarja e njohur gjatë viteve të fundit i është përkushtuar më së shumti fotografisë, ndërsa rrallë herë e kemi parë në skenë si këngëtare.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për muzikë, këngëtarja e ka të qartë se kush qëndron në vend të parë mes shqiptareve.

Teksa ka publikuar në Insta Story një pjesë nga kënga më e fundit e Dafina Zeqirit, “Four Seasons”, Rezarta Shkurta shkruan: “Është kjo…shumë vende bosh pastaj të tjerat”.

Kjo nuk është hera e parë që Rezarta ka treguar publikisht se është fanse e zjarrtë e Dafina Zeqirit. Pak vite më parë, më saktësisht në 2013-ën, ajo i ka dedikuar një tjetër status koleges, ku shkruante se, “Jam koshiente se këtë që do të them rrallë e pranon një kolege për kolegen në Shqipëri.

Por, unë me kënaqësinë më të madhe do ta them. Personalisht për mua si artiste, Dafina është super e talentuar, dhe më e mira për sa i përket muzikës moderne. Nuk ka asgjë më shumë Rita Ora, përveç se pati fat që nuk u lançua në Shqipëri”.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*