ShowBiz

Revista Playboy ‘thyen’ rregullin, shfaq për herë të parë një modele transgjinore

Në kopertinën e radhës të revistës Playboy do shfaqet një modele transgjinore, e para në 64 vite histori.

Ines Rau ka pozuar nudo për muajin nëntor-dhjetor 2017, e cila tregon vëmendjen më të madhe që pas vdekjes së themeluesit, Hugh Hefner.

Ajo ka thyer tabutë e gjitha kohërave pasi revista nuk ka patur kurrë një person që ka ndryshuar gjini, edhe pse për një kohë të gjatë Rau nuk e pranoi publikisht.

26-vjeçarja ka qenë dhe më parë pjesë e edicionit special ‘Playboy A-Z’, ndërsa këtë herë ka nënshkruar me agjencinë e modeleve .

Ajo është tepër u suksesshme pasi është paraqitur në fushatat e Balmain si dhe në revistën Vogue. Pritet që këtë herë të tregojë një femër ikonike nëpërmjet fotografive që ka për Playboy.

Komentoni