LifeStyle

Rëndësia e sjelljes së mirë në amibiente të ndryshme

“Sjellja e mirë nuk do të thotë respekti ndaj të tjerëve, por edhe ndaj vetës”, thotë Shenaj Shala eksperte e protokollit.

Shenaj Shala, eksperte e protokollit tha për RTK-në se “të diskutohet rëndësia e sjelljes së mirë në ambiente të ndryshme është respekti ndaj të tjerëve, ta respektosh dikë, nuk do të thotë se ke respektuar vetën, por i ke nderuar edhe të tjetrën në bazë protokollit dhe rregullave”.

“Ne e kemi problem të kërkojmë falje mirëpo ne duhet të mësojmë fëmijët ti bëjnë këto gjëra që këto të mira të vijnë fillimisht nga prindërit e tyre. Është pjesë e jetës sonë dhe çdo  fjalë që i shtojmë në fjalorin tonë, të jenë pjesë e jetës tonë dhe është respekt i ndërsjellët i sukseseve tona si prindër”, tha ajo.

Sipas Shalës, ka fusha të ndryshme me sjellje të mirë nënkuptojmë edukatën familjare.

Nëse mësojmë që nga mosha e re dhe e kemi shumë më lehtë të mësojmë bashkëveprimin në shoqëri ku do që jemi si: në çerdhe apo në ahengje të ndryshme , duhet të kemi një sjellje të mirë ku do që të jemi” tha ajo.

“Rregulla e protokollit po bëhen të njëjta nga të gjitha kulturat pasi që kemi informacione të shumta edhe në bazë të internetit mirëpo ne kemi vlerat tona dhe të mos shikohen si “demode” sepse ne duhet të jemi krenar me vlerat tona që kemi”, tha ajo për RTK-në. /KI/

Komentoni