Lajme

Remi: Kisha të përdoret si objekt ndihmës i Universitetit

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rrustem Mustafa – Remi, ka shprehur mendimin e tij rreth çështjes mjaft të përfolur kohëve të fundit, rrënimin e kishës ortodokse në kampusin e Universitetit të Prishtinës. Ai ka thënë se ky objekt duhet të përdoret si objekt ndihmës i universitetit.

“Ajo faltore duhet të përdoret për qëllimet e ndërtimit por edhe si objekt ndihmës i Universitetit të Prishtinës, gjegjësisht për Fakultetin e Arteve”, ka thënë Remi në “Komiteti”.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës ka theksuar se vendimi për rrënimin e kishës ortodokse mund të merret nga organet e larta të shtetit, por sipas tij mund të ketë zgjidhje tjera për këtë objekt, shkruan Gazeta Express.

Pikënisja e këtij debati, sipas Remit, ishte provokim i klerit të Kishës Ortodokse Serbe për të krijuar rrëmujë.

“Ndihem keq që studentët dhe të gjithë ne, kemi rënë në grackën e atyre që dëshirojnë jo stabilitet në vendin tonë”, ka thënë Remi.

I pyetur se a kanë ndikuar organizatat e Lindjes në bindjet fetare tek të rinjtë, ai është përgjigjur: “Pas luftës kemi pësuar transformime të mëdha, prandaj ka qenë e lehtë që këto organizata të inkuadrohen për qëllime të ndryshme, por jam i lumtur që populli ynë ka ruajtur unitetin kombëtar”.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*