Lajme

Rektori Demaj ngushëllon familjen Cakolli

Rektori i Universitetit të Prishtinës Marjan Demaj ngushëllon familjen me rastin e vdekjes së prof. Heset Cakollit duke vlerësuar kontributin e tij në UP.

Mbetem të trandur nga ndjenja e dhembjes dhe pikëllimit kur morëm vesh lajmin e ndarjes nga jeta të profesorit tonë të respektuar Prof. Dr. Heset Cakolli. Padyshim, Prof. Cakolli për neve si staf i UP-së ka paraqitur shembullin më të mirë e më të kompletuar të një intelektuali brilant, të një pedagogu të vërtetë dhe të një punëtori të palodhur. Ai i tillë do mbetet edhe për vitet në vazhdim dhe i tillë do përkujtohet nga plejadë e gjeneratave me të cilët bashkëpunoj.

Me këtë rast, njoftojmë opinionin e gjerë se Rektorati i Universitetit të Prishtinës, nesër në orën 10.00h, në Sallën e Kuqe të Fakultetit të Filologjisë, në shenjë nderimi për veprën e tij, do të mbaj mbledhje komemorative.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*