Kulturë

Regjisori rus merr çmimin e parë në Festivalin e Filmit në Londër

Regjisori rus i dramës Loveless, Andrey Zvyagintsev, ka fituar çmimin më të mirë në Festivalin e Filmit në Londër, tre vjet pasi filmi i tij i mëparshëm, Leviathan, fitoi të njëjtin çmim.

Drejtori i festivalit, Clare Stewart, tha se filmi paraqet një çifti kaq të humbur në jetën e tyre sa ata nuk e vërejnë se djali i tyre mungon “është një metaforë e fuqishme për atë që po ndodh me shumë fëmijë në mbarë botën”.

Filmi Loveless, tregon për një çift që përjeton një divorc të vështirë kur djali i tyre 12-vjeçar zhduket.

Drejtori britanik Andrea Arnold, kryetari i panelit gjykues, tha që Loveless, e ktheu një histori të familjes në “një tragjedi universale”.

Ky çmim u nda gjatë edicionit të 61-të të Festivalit të Filmit në Londër.

Komentoni