Lajme

Refuzohet kërkesa për përjashtimin e gjyqtarit Driton Muharremi

U.d. kryetarja e Gjykatës së Apelit, Tonka Berishaj, e ka refuzuar si të pa bazuar kërkesën e avokatëve mbrojtës të të akuzuarit O.I. et. për përjashtimin e gjyqtarit Driton Muharremi, nga çështja penale PAKR.299/2016.

Në aktvendimin e u.d kryetares, lidhur me këtë çështje thuhet se nuk ekzistojnë arsye ligjore nga neni 39.1.1 të Kodit të Procedurës Penale, për përjashtimin e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, ngase kjo dispozitë në mënyrë shprehimore thotë se: “Gjyqtari përjashtohet nga ushtrimi i funksionit të gjyqtarit në rast se është i dëmtuar nga vepra penale”. Në rastin konkret gjyqtari në fjalë, nuk është i dëmtuar nga vepra penale e të pandehurit.

Po ashtu sipas të njëjtit vendim, nuk ekzistojnë rrethana që venë në dyshim paanshmërinë e gjyqtarit, sikurse përcakton neni 39.3, i KPP-së, e këtë e cekin edhe parashtruesit e kërkesës të cilat ne shkresat e tyre kanë deklaruar, se …” nuk dyshojnë në dinjitetin, ndershmërinë, profesionalizimin dhe paanshmërinë e gjyqtarit Muharremi…”

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*