Lajme

Refuzohet kërkesa e mbrojtjes së Fatmir Limajt

Javën e kaluar, mbrojtja e Limajt kishte kërkuar që gjykatësja ndërkombëtare Maria Tuma të përjashtohej nga trupi gjykues në këtë rast për shkak se ajo ka qenë pjesë e ekipit të prokurorëve që ka mbrojtur aktakuzën ndaj Limajt në Gjykatën e Hagës për krime të Luftës në ish- Jugosllavi, akuza ndaj të cilave Limaj ishte shpallur i pafajshëm.

Trupi gjykues në rastin ndaj Fatmir Limajt ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për përjashtimin e një gjykatëseje në këtë rast nga trupi gjykues.

Lajmin për këtë vendim e ka konfirmuar Tahir Rrecaj, avokat i Limajt.

Javën e kaluar, mbrojtja e Limajt kishte kërkuar që gjykatësja ndërkombëtare Maria Tuma të përjashtohej nga trupi gjykues në këtë rast për shkak se ajo ka qenë pjesë e ekipit të prokurorëve që ka mbrojtur aktakuzën ndaj Limajt në Gjykatën e Hagës për krime të Luftës në ish- Jugosllavi, akuza ndaj të cilave Limaj ishte shpallur i pafajshëm.

“Vendimi është i habitshëm për të mos thënë skandaloz sepse për kërkesën për përjashtim ka vendosur vetë trupi gjykues duke e refuzuar kërkesën”, tha Rrecaj.

Ai shtoi se kjo është qartazi në kundërshtim me nenin 42 të Kodit të Procedurës Penale.

Rrecaj tha se tani i janë drejtuar kryetari të Gjykatës Hamdi Ibrahimi për të anuluar vendimin e trupit gjykues dhe për të përjashtuar kryetaren e trupit gjykues Maria Tuma.

Fatmir Limaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe krim të organizuar në kohën sa drejtonte ish-Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.

Në procesin e njëjtë me Limajn për të njëjtat akuza nga Prokuroria Speciale e Kosovës po ngarkohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku dhe Florim Suka.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*