Kosova

Refuzimi i vizave shton dëshpërimin te kosovarët

E kosovarët vazhdojnë pritjet e gjata para ambasadave për t`u pajisur me vizë Shëngen. Mbledhja e shumë dokumenteve dhe pritjet sikur harrohen kur ambasada u jep një të tillë, por dëshpërimi shtohet edhe më tepër kur përgjigjja është thjesht një refuzim.

Dëshira e Halide Rexhepit nga Lipjani është të vizitojë djemtë e saj që jetojnë në Gjermani e Austri. Por kjo dëshirë nuk do të t`i plotësohet sepse për herë të dytë Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ia refuzoi dhënien e vizës. Tash, ajo shpreson se vizat shpejt do të liberalizohen.

“Une i kam 3 djem,dy ne Austri,një në Gjermani.Dy herë më është refuzuar viza në Austri e kesaj rradhe po shpresoi të shkoi tek djalit tjeter në Gjermani po pres ishalla ma leshojne.Atje djalit pi thoin të na sa faji krejt I ke në rregull po të ambasadat këtu. Liberalizimi ne vizave u kane mirë për neve pleqve por edhe për të rinjët”

Por, një fat më të mirë ka 76-vjeçarja Naile Rrafshi. Edhe pse sa herë që aplikon për vizë që të vizitojë familjarët në Gjermani, i duhet të kompletojë shumë dokumente, ajo e harron lodhjen, kur Ambasada i jep vizën.

Sidoqoftë, procedura edhe më të vështira duhet të ndjekin qytetarët e tjerë që presin për bashkim familjar.

Përveç pritjeve të gjata për vizë para Ambasadës së Gjermanisë apo atë të Zvicrës, situata dhe procedurat e gjata për pajisje me vizë janë të njëjta edhe tek të tjerat që janë pjesë e zonës shengen.

Komentoni