Rajoni

Referendumi i Republikës Serbe i suksesshëm, Izetbegoviq: Dodik do të përfundojë si Millosheviqi

Në rajonin e Republikës Serbe të Bosnjës, sot nga ora shtatë kanë qenë të hapura vendvotimet në të cilat qytetarët e këtij entiteti boshnjakohercegovas kanë mundur të deklarohen nëse 9 janari duhet të shënohet si ditë e Republikës Serbe edhe përkundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës që ta mos e pranojë këtë referendum.

Ligji për referendum definon se ai mund të jetë i vlefshëm nëse në të dalin më shumë se 50 për qind e qytetarëve të regjistruar në listat zgjedhore, transmeton lajmi.net.

Sipas të dhënave të fundit, të marra nga ora 17, në referendum kanë marrë pjesë më shumë se 51 për qind e qytetarëve, duke e bërë të suksesshëm referendumin.

Komentoni