Opinion

Referendumi i proklamuar i Millorad Dodikut dhe hapja e Kutisë së Pandorës?!

Shkruan: Skënder MULLIQI

Më margjinalizmin e elitave intelektuale në shtetet e rajonit erdhën në shprehje elita të dobëta pushtetare. Në atë shtet ku nuk ka elita intelektuale në pushtet, populli nuk ka mundësi ti kontrollon rrjedhat shoqërore dhe rrjedhat politike. Nuk i kontrollon së vijnë në shprehje strukturat despotike. Vendet e Ballkanit kryesisht po udhëhiqen nga këto garnitura pushtetare më logjikë autokratike. Mentaliteti i këtyre liderëve shtetëror është mentalitet i kufizuar në kohë dhe në hapësirë. Me këta njerëz të politikes në pushtete nuk mund të presim ndonjë progres të proceseve demokratike. Qytetarët po jetojnë në konfuzion të plotë politikë dhe konfuzion të plotë edhe të rrjedhave ekonomike. Pa lirinë e cila prekët nuk kemi përparim të gjithmbarshëm. Regjimet diktatoriale mbijetojnë vetëm në saje të krizave, konflikteve të brendshme dhe luftërave më ndonjë shtet fqinjë. Të kthehemi të tema e këtij shkrimi. Kryetari i “Republika Serpska’ Millorad Dodik referendumin moti të proklamuar për shkëputje nga Bosnja po mendon ta realizon më 25 shtator. Paralajmërimi për referendum ka ngritur shqetësime të reja në Ballkan edhe ashtu të pa stabilizuar për shkak të problemeve të pa zgjedhura etnike dhe problemeve të theksuara të natyrës ekonomike. Nëse hapet Kutia e Pandorës, kjo do të hapët edhe në Maqedoni, në të cilin shtet nuk po realizohen të drejtat legjitime të shqiptarëve shtetformues në këtë banane republikë. Pushteti i deritashëm i fashistit Nikolla Gruevskit mori shumë hapa të rrezikshëm duke vrarë shqiptarë të pafajshëm sa herë që deshi, së gjeti shqiptarë servilë në pushtet. Kumanovën e shndërroi në varrë të shqiptarëve etnik. Shqiptarët e ndarë pa drejtësisht nga trungu i lashtë ilirik nëse fillon ndryshimi i kufijve, jo shumë i besueshëm që do të lejohen, duhet të kanë një qasje shumë serioze për bashkimin e trojeve etnike. Të kthehemi pak të tema e referendumit në Bosnje. Edhe pse Beogradi zyrtar po bëhet sikur nuk e përkrahë referendumin, pak është kjo e besueshme. Dodik nuk do të kishte kurrfarë mundësish që krye në vete ti hynte kësaj pune të rrezikshme për paqen. Dodik nëse nuk e tërheqë datën e referendumit mund të provokon një luftë të re të përmasave edhe më tragjike në këtë shtet dhe më gjerë. Për të kërkuar përkrahje në këtë synim udhëheqësi i serbeve në Bosnje, Millorad Dodik u takua më Vladimir Putinin në Kremlin. Mbajtja eventuale e referendumit do ta kthente kohën e viteve të 90-ta, dhe do të ishte një tjetër aventurizëm i rrezikshëm serbo-rusomadh në Ballkan. Duke pasur para sysh ende plagët e pa shëruara mirë në Bosnje nga pasojat e gjenocidit që shkaktuan forcat e regjimit kriminal të Millosheviqit, loja më zjarr në këtë republikë, mund të sjellë një konflikt ushtarak ku do të përfshiheshin Rusia, shtetet evropiane bashkë më Amerikën.Viktima të një lufte eventuale prapë do të ishin qytetarët. Serbia e pa reformuar vetëm verbalisht po proklamohet kundër referendumit në Bosnje. Që 16 vite pas luftës në Kosovë, ky shtet më shërbimet e veta sekrete dhe më bandat e ndryshme nuk po pushon në planet për destabilizimin e Kosovës. Bashkësia Ndërkombëtare shumë e ka faktorizuar Serbinë karshi Kosovës. Me ngulm strukturat e BE-së po punojnë që Serbia të bëhet pjesë e saj, kurse Kosova ende ka mbetur e izoluar si në geto. Serbia nuk u dënua për gjenocid edhe pse la më mijëra viktima të pafajshme në Bosnje dhe në Kosovë. Synimi i Millosheviqit dhe Akademisë së Shkencave dhe të Arteve bashkë më Kishën Serbe ishte dhe ka mbetur krijimi i Serbisë së Madhe. Nëse këtë synim nuk e arritën më luftë, po e vazhdojnë në kushte të paqes. Sinkronizimi i politikës së Beogradit zyrtarë në Bosnje më Dodikun dhe në Kosovë më strukturat paralele serbe, janë veprime të cilat flasin së Serbia nuk ka hequr dorë nga planet e saja ekspansioniste. Në këtë synim për Serbi të Madhe, është duke ua lehtësuar kur bëhet fjalë për Kosovën, kasta e pa përgjegjshme politike në pushtet. Gjithnjë e më shumë Serbia është duke e futur ndikimin e saj politik në Kosovë. Në këtë drejtim janë duke ua bërë argatin dashur ose pa dashur, presidenti, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Isa Mustafa, të cilët po nënshkruajnë marrëveshje ku preket statusi politik i Kosovës. Të gjitha marrëveshjet e deritashme asgjë të mirë nuk i sollën vendit, përpos premtimeve nga ana e BE-së. Nëse kërcënimet dhe shantazhet e Serbisë pinë ujë, dhe janë duke pasur sukses, aq më afër do të kanë edhe formimin e Serbisë së Madhe. Veriu ngadalë po na del prej dorës, së nuk po ka kush e mbron. Po cenohet seriozisht humbja e territorit edhe më Malin të Zi më rastin e shënimit të vijës kufitare. Ratifikimin në kuvend të Demarkacionit e pa mundësuan Opozita bashkë me qytetarët. Thaçi dhe Mustafa nënshkruan këto marrëveshje pa i bërë transparente para opinionit të gjerë publik. Tash së fundi sikur kanë vepruar rregullisht e zhvendosën vëmendjen e opinionit më temën e Kishës së Millisheviqit të ndërtuar midis Prishtinës, e cila kishë është fund e krye e karakterit politikë pushtues në Kosovë. Lexues të nderuar i përmenda këto fakte, por ka edhe shumë fakte të tjera të cilat nuk i kam theksuar, por ndoshta edhe i kam harruar ti përmend, të cilat flasin së Serbia po e vazhdon ofensivën politike në Bosnjë e veçmas në Kosovë për realizmin e planeve të saja pushtuese. Më këtë kastë politike në pushtet rruga bukur shumë i është hapur.

Komentoni