Sport

Reali mposht me vështirësi Celta Vigon

Real Madrid ka shënuar fitore me rezultat 2:1 kundër Celta Vigos, ku më i miri në këtë ndeshje ishte gjermani Toni Kroos.

Reali kaloi në epërsi me golin e Alvaro Moratas, por Orellana u përkujdes për të barazuar rezultatin në 1:1.

Kur u mendua se ndeshja do të përfundonte baras, në skenë doli Toni Kroos, i cili shënoi një gol të jashtëzakonshëm, për t’i dhënë fitoren e dytë skuadrës së tij në dy ndeshje.

Komentoni