Sport

Real Madrid ‘prekë’ trofeun e La Ligas

Real Madrid mposhti Celta Vigon me rezultat 4:1.

Në një ndeshje të tensionuar për gjatë 90 minutave, në fund ishte Reali që fitoi pikët e plota në këtë takim, shkruan Sportali.net.

Golat për Realin u shënuan nga Ronaldo 10′, 48′, Benzema 70′ dhe Kroos 88′, ndërsa për vendasit golin e vetëm e shënoi Giudetti në minutën e 69-të.

Tani ‘Los Blancos’ i prinë La Ligas me 90 pikë, tre më shumë se Barcelona. 

Komentoni