Kosova

Reagon Qerim Kelmendi, bën hajgare me akuzat e Shkumbin Mehmetit për vrasjet e pasluftës

Mehmeti, që ka thënë se ishte anëtar i një grupi vrasësish, bashkë me vëllezërit Kelmendi, ka thënë se Kelmendët kanë urdhëruar vrasjen e deputetit të LDK’së, Smail Hajdaraj, dhe të Tahir Zemajt.

Dëshmitari ka thënë po ashtu se Kelmendët kanë ngakuar Florim Ejupin me detyrë për vrasjen e Xhavit Halitit, deputet i PDK’së – por se plani për vrasjen e tij ka ngecur.

Pas akuzave të Mehmetit, kanë reaguar që të dy vëllezërit Kelmendi.

Qerimi i ka cilësuar akuzat “telenovelë”.

“Telenovela që po tjerret qe 10 vite ! E paska zbulue Makinën ne Avull !”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook, duke komentuar akuzat e Mehmetit.

Komentoni