Uncategorized @sq

Reagon LDK: Elektorati ynë nuk lëviz, VV parti e rrugës

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas komunikatës se Vetëvendosjes në të cilën ndër të tjera thuhet se 18.5% e votuesve të LDK-së, kalojnë tek Lëvizja Vetëvendosje.

Partia e Isa Mustafës, thotë se ky sondazh është tendencë e VV-së për të rehabilituar krizën në të cilën ka hyrë kjo parti.

Sipas anëtarit të Kryesisë së LDK-së, njëherësh kryetar i komunës së Ferizajt, Muarrem Sfarqa, Vetëvendosje vetëm përmes krizave dhe spektakleve të rrugës kanë bërë përpjekje me dalë prej anonimitetit e jo prej numrit të anëtarësisë.

“Absolut nuk bëhet fjalë për kalim të elektoratit të LDK-së, në VV. Elektorati ynë është i disiplinuar dhe ai nuk lëvize. Ai mund të rritet. Ata që janë në panik merren me demagogji. Këta janë në panik, sepse e kanë humbur besimin e elektoratit.  Një parti, e cila e humb besimin në popull nuk mund të ketë rritje të elektoratit. VV është bërë frenuese e proceseve të Kosovës. Me politikat e mbrapshta që po i udhëheq dhe me politika të rrugës. Rruga prodhon anarki dhe ky popull nuk ka nevojë për anarki”, ka thënë Muharrëm Sfarqa për Indeksonline.

Sfarqa vlerëson se forca politike e Vetëvendosjes është në rënie dhe kjo do të argumentohet në zgjedhjet e ardhshme kurdo qe mbahen ato. Sondazhet e porositura sipas tij, janë vetëm për nevoja tyre dhe konsum të brendshëm të kësaj partie.

Komentoni