Kosova

Reagon Bulliqi: Nuk kam kohë për të humbur me Gecajn

Deputeti i LDK-së Shpejtim Bulliqi, ka reaguar pas deklaratës që bëri këshilltari i kryeministrit, Bajram Gecaj, i cili paralajmëroi Bulliqin se do të përjashtohet nga LDK-ja.

Në një prononcim për “Zërin”, Bulliqi nuk ka dashur ta komentojë deklaratën e Gecajt. Megjithëkëtë, ai ka thënë se nuk ka kohë për të humbur me njerëz si ai.

“Nuk kam kohë për të humbur me të tillë”, ka thënë shkurt Bulliqi, duke mos komentuar më shumë.

Ndryshe, deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, po vazhdon ta kundërshtojë fuqishëm Marrëveshjen e Demarkacionit.

Komentoni