Lajme

Reagon AKR: Në zgjedhjet lokale e nacionale shkojmë pa koalcione

Partia e Behgjet Pacollit ka thënë se do të shkojnë të vetëm në zgjedhje e ardhshme nacionale e lokale.

Derisa kanë demantuar lajmin se Pacolli do të mund të ishte kandidat i një koalicioni të mundshëm PDK-AKR.

“AKR do te garojë vetë në zgjedhjet qendrore e komunale dhe asnjëherë nuk do tē bëjë pazare politike në dëme të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagimin e AKR-së.

Lexojeni të plotë reagimin

 Aleanca Kosova e Re u bën të qartë qytetarëve të Kosovës se zoti Pacolli dhe askush nga AKR, asnjëherë, në mënyrë absolute nuk ka biseduar me me këndo qoftë që të garon për të parin e Prishtinës.

Behgjet Pacolli do të punoj deri në arritjen e qëllimeve të AKR që dmth, ndërrimin e kësaj qeverie që nuk dine e nuk ka vullnet për të udhëhequr vendin drejtë përspektives së ndritëshme.

Aleanca Kosova e Re, ua bëne të qartë qytetarëve të vendit se ka vija të kuqe bashkpunimi me të gjitha subjektet politike, për çfarëdo lloj koalicioni parazgjedhor e sidomos me partitë parlamentare të këtij mandati.

Aleanca Kosova e Re, është alternativa ndryshe politike, në kohën kur të gjitha subjektet politike kanë paralizuar funksionimin e shtetit, duke u marrë me vetëm dy çështje politike, ndërsa kanë lënë anash dhe tallen me problemet reale me të cilat ballafaqohen qytetarët.

Kosova qytetarët e saj kanë nevojë urgjente për punësim, për shërbime shëndetësore më të mirë, për arsim cilësor dhe mirëqenie dinjitoze. Fatkeqësisht kjo klasë politike pa përjashtim nuk mundet të ndryshojë këtë situatë.

AKR do te garoj vetë në zgjedhjet qendrore e komunale dhe asnjeherë nuk do tē bëjë pazare politike në dëme të qytetarëve të Kosovës.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*