Sport

Reagojnë ”Ballistët”: Nuk ka pasur sulm por vetëm një aksion qyqar i serbëve

Tifo grupi kuq e zi ”Ballistët” nga Tetova kanë reaguar në lidhje me lajmet se janë sulmuar në Sërbi me gurë dhe gjësende të fortë, gjatë kthimit nga Sërbia ku luajtën me Gentin e Belgjikës.

Me një postim në Facebook ”Ballistët” kanë shkruar ”Rreth lajmeve famoze të djeshme me titull “Ballistët u sulmuan në sërbi.” Ekzagjerimi i rastit nuk i shërben askujt përpos dashakeqëve, do ishte më mirë të bëhet bujë kur Shkëndija ka nevojë për atë? Si që ishte ndeshja me Cracovian, me Neftchin, me Mlada Boleslav dhe tani me Gentin? Incident pothuaj se nuk ka pasur, vetëm disa persona, kanë sulmuar me 3 gurë njërin bus të ”Ballistëve”, dhe në të njejtin moment kur ”Ballistët” zbresin nga busi për të ju kundërpërgjigjur hienave sllave ata më ishin zhdukur nga aty, dhe më kaq përfundoi “incidenti famoz në Sërbi””

 

Ballistët reagim

Komentoni