Lajme

Rasti i Azem Sylës shkon në Gjykatën Supreme

Çështja e masës së sigurisë ndaj Azem Sylës, i cili brenda një muaji u lirua e u arrestua disa herë, do të zgjidhet përfundimisht nga Gjykata Supreme e Kosovës.

Tomë Gashi, avokati i Azem Sylës, tha për KALLXO.com se ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit me të cilin iu ndryshua masa e sigurisë Azem Sylës.

“Ne nuk mund të kuptojmë se si vendimi i gjyqtares së procedurës paraprake për lirimin e Azem Sylës si dhe ai i Gjykatës së Apelit janë aq të ndryshëm në mes tyre, për këtë arsye i jemi drejtuar me kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë Gjykatës Supreme të Kosovës”, tha Gashi.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*