Lajme

Rashiq zbulon të fshehtat e koalicionit PDK-LDK, për demarkacionin

Nëse deputetët e Listës serbe do të takoheshin me partnerët e tyre të koalicionit për votimin e demarkacionit, ata do votonin pro ratifikimit pa asnjë kusht të vetëm.

Deputeti serb në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq ka deklaruar në emisionin Republika të Tribuna Channel se do të votonin pro demarkacionit pa asnjë kusht. Mirëpo partnerët e tyre të koalicionit nuk i kanë takuar asnjëherë ata dhe nuk i kanë pyetur kurrë se si do votonin, ose a do vinin në seancë.

“Partnerët e koalicionit nga LDK e PDK nuk janë takuar me deputetët e Listës Serbe që gjashtë muaj, kur ishin takuar për zgjedhjen e Thaçit president”, tha Rashiq.

Rashiq ka thënë se mos takimet mes tyre kanë qenë të organizuara në mënyrë që Lista Serbe të lihet fajtore për mos mundësin e votimit të kësaj pike në Kuvend.

Sipas tij, LDK e PDK po kërkonin një fajtor për ta tërhequr pikën dhe e kishin gjetur pikërisht listën serbe.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*