Kosova

Rashiq: Për kishën janë fajtore të dyja palët

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, ka thënë se i gjithë debati për kishën ortodokse në oborrin e Universitetit të Prishtinës është i panevojshëm dhe se deklarimet publike si për funksionalizimin e saj, si për rrëzimin e saj janë të ngutshme.

Në emisionin “Republika” të Tribuna Channel, Rashiq ka thënë se tema është politizuar nga të dyja anët, dhe të dy ato e kanë tepruar dhe  janë fajtorë për gjithë këtë proces, pasi që qëllimi nuk ka qenë të politizohet kjo temë, por vetë të bëhet mirëmbajtja.

Ai ka sugjeruar që procesi të shqyrtohet pa nguti, dhe ka aluduar se qëllimi i klerikëve ka qenë vetëm mirëmbajtja.

Komentoni