Lajme

Rashiq: E pamundur të formohet Asociacioni këtë vit

Deputeti i Listës Serbe, Nenad Rashiq, ka thënë se është vështirë që të pritet se gjatë këtij viti do të mund të formohet Asociacioni i Komunave serbe.

Ai për këtë ka fajësuar komunitetin ndërkombëtar për të cilën konsideron se duhet ta forcojë rolin e saj në dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit, raporton TV Most.

Rashiq, ka theksuar po ashtu se AKS nuk mund të formohet për shkak të numrit të madh të vështirësive teknike, duke shtuar se ende nuk ka iniciativa të forta për krijimin e Asociacionit.

“Vitin e kaluar kam thënë se jam skeptik, dhe është e vështirë për t`u arritur ndonjë gjë në vitin 2016”, ka theksuar Rashiq.

Sipas tij, që nga fillimi i vitit u pa se nuk ekzistonin iniciativat apo shkëndijat të cilat mund të kontribuonin në hartimin e statutit dhe krijimin e Asociacionit.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*