Lajme

Rashica i lumtur me fitoren, golin dhe asistimin (Foto)

Milot Rashica është i lumtur që ka filluar kampionatin holandez, Eredivisie, me fitore, gol dhe asistim me skuadrën e tij Vitesse.

Sezoni i ri i kampionatit holandez ka filluar dje (e shtunë), ku ndeshja ka zhvilluar edhe anësori i Përfaqësueses së Kosovës, Rashica.

Rashica dhe skuadra e tij Vitesse kanë luajtur si vendas ndaj NAC Bredas, të cilët arritën t’i mposhtin me rezultat 4-1, ku kosovar fillimisht asistoi, ndërsa më vonë edhe shënoi.

Kjo paraqitja e mirë me gol dhe asistim, dhe fitorja e skuadrës së tij e ka bërë të lumtur Rashicën, i cili lumturinë e ka shprehur me postime në rrjetet sociale.

“Çfarë ndeshje dje. Mirë për të filluar sezonin me një fitore, gol dhe asistim. Gati për ndeshjen e ardhshme #MR7”, ka shkruar Rashica në profilin e tij.

 

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*