Kosova

Raporti i KDI-së: 44.4 përqind e prokurorëve nxisin korrupsionin

Instituti Demokratik i Kosovës , ka publikuar raportin me temën “Iniciativa për integritet në sistemin e drejtësisë”. Raporti është bërë në bashkëpunim me Odën e Avokatëve dhe Qendrën Nacionale për Gjykatat Shtetërore (NCSC).

Arben Kelmendi nga KDI ka njoftuar se pjesë e anketimit kanë qenë 1050 gjyqtarë, prokurorë, avokatë e policë.

“Akterët e drejtësisë kanë thënë se perceptimi përgjithshëm i nivelit të korrupsionit në sistemin e drejtësisë është i lartë 79.4%. Për favorizime apo nepotizëm janë 52.9%, kurse ndërhyrje politike 50.4 përqind. 44.4 përqind janë përgjigjur se prokurorët shihen si me të ekspozuarit ndaj nxitjeve për sjellje të korruptuarve”, u shpreh Kelmendi.

Raporti është realizuar në bashkëpunim me Odën e Avokatëve dhe Qendrën Nacionale për Gjykatat Shtetërore.

Komentoni