Lajme

Raporti citon policinë se sulmi në Burlington nuk ishte akt terrori

Autoritetet amerikane thonë se katër femra janë vrarë nga të shtënat në një qendër tregtare në veri të qytetit Sietël, ndërsa një mashkull është i plagosur në mënyrë kritike.

Të shtënat kanë ndodhur mbrëmë pas orës 19:30, sipas kohës lokale, në qytetin Burlington, që është afro 100 kilometra në veri të Sietlit.

Zëdhënësi i policisë shtetërore të Uashingtonit, Mark Francis, tha se policia ishte në kërkim të një personi hispanik, i veshur me rroba të zeza dhe i armatosur, i cili së fundit ishte parë duke u larguar nga qendra kah një autostradë.

Rrjeti NBC News e ka cituar policinë e Uashingtonit që ka thënë se nuk ka indikacione se ky ishte një akt terrorist.

Rrjeti KOMO News në Sietël i ka cituar dëshmitarët që kanë thënë se sulmuesi kishte hyrë në qyqanin Macy’s në qendrën, Cascade Mall, dhe kishte hapur zjarr.

Sipas këtij rrjeti, bizneset e afërta ishin evakuuar.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*