KosovaToplajm

Ramaj ushtron kallëzim penal ndaj mjekes që refuzoi t’i ofronte ndihmën mjekësore

Gazetarja e “Kohës Ditore”, Saranda Ramaj, ka ushtruar kallëzim penal ndaj doktoreshës Nerxhivane Halimi, pasi që të premten mbrëma ajo refuzoi t’i jepte ndihmën mjekësore, skruan sot Koha Ditore.

Kallëzimin penal Ramaj e ka bërë të hënën në Policinë e Kosovës.

Ramaj kishte shkuar për t’u trajtuar në Klinikën Emergjente të QKUK-së të premten mbrëma, pas lëndimeve që kishte marrë në rrëmujën e shkaktuar nga të shtënat me armë gjatë festivalit të birrës në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, e cila ka lënë dhjetëra qytetarë të lënduar.

Por Halimi kishte refuzuar t’i ofronte ndihmë, duke e njohur që është gazetare dhe duke e akuzuar se ka shkuar aty për të incizuar.

Ramaj në Emergjencë ka shkuar me lëndime në boshtin e kurrizit dhe me ndrydhje të mëdha, pasi e ka përfshirë vala e qytetarëve që në panik kanë ikur nga festivali, duke e rrëzuar dhe shkelur mbi të.

Komentoni