Lajme

Ramadani: Siguria kombëtare u ruajt, racionaliteti çon në zgjedhje!

Burim Ramadani ka theksuar se arritja më e madhe e kësaj periudhe të pashembullt tensionesh në Kosovë është angazhimi racional, ani pse selektiv, për ruajtjen e sigurisë kombëtare!

Sipas tij, qeverisja është jofunksionale dhe e bllokuar nga vetvetja e në vetvete, po ashtu në mënyrë të pashembullt.

“Tejkalimi i bllokadës, përkatësisht zgjidhja, është vendosja e racionalitetit politik.

Qeveria të merr përgjegjësinë shtetërore e politike për situatën e krijuar kryesisht nga qasja e saj dhe sidomos tashmë sa muaj kur opozita është larguar qartësisht nga metodat joparlamentare, duke dhënë kontribut të pritur në ruajtjen e sigurisë kombëtare.

Këtu po e përfshij opozitën dhe jo domosdoshmërisht edhe ‘opozitën e opozitës’, e cila herë pas here është krejtësisht fataliste kur tenton të merr rolin e parashikuesit.

Ky është ambient dialogu përmbajtjesor, me përgjegjësi shtetërore e kombëtare, ku udhëheqësit politik do të vendosnin së bashku për zgjedhjet e parakohshme, si modeli më i natyrshëm i zgjidhjes, dhe për kornizën bazë të zhvillimeve politike e institucionale për vitet e ardhshme.

Duhet të largohet skajshmërisht paparashikueshmëria institucionale, duke vendosur mirëkuptim kornizë për proceset kryesore shtetërore për vitet e ardhshme dhe orientimin e Kosovës”, shkruan Ramadani në Facebook.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*