Kosova

Ramadani: Nga djegia e veturave te rrahjet e natës, çka po na pret tutje

Njohësi i çështjeve të sigurisë, ish-anëtari i AAK-së, Burim Ramadani, ka bërë një kronologji të sulmeve të kohëve të fundit.

Është kthyer te djegia e veturave zyrtare, te rrahja e një dite më parë të ushtruesit të detyrës së drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj e gazetarit Parim Olluri, për të shtruar dy hipoteza.

“Nga djegia e veturave te rrahjet e natës! Çka po na pret më tutje? 1. Para pak muajsh, veturat e politikanëve digjeshin nëpër Prishtinë. Nuk u gjetën autorët. 2. Në periudhën e mëpastajshme, u rritën për disa javë plaçkitjet e bankave dhe dyqaneve, sidomos të atyre me mallra që konvertohen lehtësisht në para – arit dhe argjentit. Nuk u gjetën autorët. 3. Tashmë, u vunë në aksion rrahësit, ‘bejsbollistët’ primitivë. Madje, në dy raste për një ditë”, ka thënë Ramadani.

“Pyetja themelore: Kush përfiton? Hipoteza e parë: Siguria është aq e brishtë sa që kujtdo që i teket mund ta rrezikojë atë pa u frikësuar se do të zbardhet rasti! Hipoteza e dytë: Në të tri periudhat, është indikative se aktet e tilla nuk kombinohen. Pra, janë të veçuara. Komenti i vetëm imi: Çka po na pret më tutje?”.

 

Komentoni