Lajme

Rama: Nuk largohem nga posti pa u ndërtuar Rruga e Arbrit

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje deputetit të LSI Luan Rama për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, pasi ky i fundit i kërkoi që të mbante premtimin e tij.

Duke folur në hapjen e fushatës për prezantimin e kandidatit të majtë Muharrem Rama për Bashkinë e Dibrës, Kryeministri theksoi se do ta mbajë premtimin e dhënë.

“Nuk largohem nga posti pa u ndërtuar Rruga e Arbrit”, u shpreh Edi Rama.

Kreu i Qeverisë u kërkoi qytetarëve që të mbështesin Muharrem Ramën për kryetar të Bashkisë së Dibrës dhe nuk la pa thumbuar as kandidatin e djathtë Sherefedin Shehu, të cilin e quajti një “burrë të mirë, por që duhet të dalë në pension”.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*