Lajme

Rama: Një mbrëmje zemrash kuqezi për dy skuadrat

Kryeministri, Edi Rama, do të jetë i pranishëm sot në darkë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër për të ndjekur live ndeshjen e futbollit Kosovë-Kroaci, e vlefshme për Botërorin “Rusi 2018”.

Bashkë me të raportohet se në stadium do të jetë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Mirë se vjen Kosova sonte në Shkodër. Rruga e mbarë Shqipërisë në Lihtenshtein. Një mbrëmje zemrash kuqezi për dy skuadrat që do të lidhin kombin përpara ekranit kudo ku jetojnë shqiptarë. SUKSESE JEMI TË GJITHË ME JU”, shkroi Rama.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*