Kosova

Rama: Në vitin 2018, modernizim i kufitar Shqipëri – Kosovë

Kryeministri Edi Rama e quajti të papranueshme situatën në kufirin mes dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës. Për ta ndryshuar këtë situatë, ai mbrëmë ka paralajmëruar një regjim tjetër kufitar.

Këtë regjim në tch, Rama e ka quajtur modernizim të kufirit me Kosovën dhe ai sipas tij do të fillojë në Vitin e Skënderbeut, më 2018.

“Ne duam që më 1 janar, kufiri i Shqipërisë me Kosovën, të mos jetë më një torturë për bashkë-atdhetarët tanë nga ana tjetër e kufirit, sidomos në periudhën e pikut, por të jetë një kufi që të kalohet siç kalohet normalisht mes Gjermanisë dhe Francës. Besoj që mund ta bëjmë këtë gjë, që t’i çlirojmë më në fund njerëzit”, tha Rama.

Komentoni