Kosova

Radio, medium i lirisë së shprehjes

Sot shënohet dita Ndërkombëtare e Radios, e cila ka për qëllim të kujtojë fuqinë unike të këtij mediumi në funksion të promovimit të qasjes në informacion dhe të lirisë së shprehjes.

Në Kosovë radioja e parë ishte Radio Prishtina e themeluar në Prizren në vitin 1945, e transferuar më vonë në Prishtinë.

Më 13 shkurt të vitit 1946 për herë të parë doli në eter “Radio OKB-ja”.

Pikërisht për këtë, UNSEKO ka shpallur këtë festë për të promovuar radion si medium unik me të gjitha mundësit që ofron.

Radioja është ende mediumi më dinamik, duke iu përshtatur ndryshimeve të shekullit 21 dhe duke ofruar mënyra të reja për të bashkëvepruar dhe informuar.

“Radioja ka pozitë unike për të bashkuar komunitetet dhe për të nxitur dialogun pozitiv për ndryshimin. Duke dëgjuar audiencën e saj dhe duke iu përgjigjur nevojave të tyre, radio siguron shumëllojshmërinë e pikëpamjeve dhe zërave të nevojshëm për të adresuar sfidat me të cilat përballemi të gjithë,” thuhet në shënimin e OKB-ës, për këtë vit në nder të Ditës Botërore të Radios.

Mesazhi i parë i radios përtej Oqeanit Atlantik u dërgua në dhjetor të vitit 1901 nga Anglia, por ishte 2 nëntori i vitit 1920, kur radio stacioni i parë komercial nisi transmetimin në Pitsburg të Pensillvanisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë datë thuhet të ketë nisur revolucioni i njohur me emrin Epoka e artë e radios.

E në hapësirën e Kosovës radioja e parë ishte Radio Prishtina e themeluar në Prizren në vitin 1945, e cila më vonë u transferuar më vonë në Prishtinë.

Radio Prishtina hapi rrugën e një radioje, që në jetën e saj të gjatë do të bëhej një legjendë e informimit në gjuhën shqipe. Radio Prishtinë do të mbyllet në vitin 1990 për shkak të masave të dhunshme, të cilat do të vendosen nga qeveria e Serbisë, asokohe e udhëhequr nga Sllobodan Millosheviqi.

Pas përfundimit të luftës, në vitin 1999 do të fillojë punën Radio Kosovë. Sot, Radio Kosova, është e vetmja radio që transmeton program 24 orë, në gjuhën shqipe dhe pesë gjuhë të huaja.

Radio Kosova vazhdon të jetë radio e cila e cila afirmon vlerat në ruajtjen e ndjenjës kombëtare të gjuhës, kulturës dhe historisë, në Kosovë e me gjerë.

Komentoni